• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Rritja e pagës minimale nga marsi është mbështetur nga punëdhënësit

Trençevska: Rritja e pagës minimale nga marsi është mbështetur nga punëdhënësit

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska deklaroi se rritja e pagës minimale nga marsi i këtij viti është mbështetur nga Organizata e punëdhënësve, ndërsa për një pjesë të vogël të punëdhënësve, të cilët nuk do të mund ta paguajnë pagën, do të ndihmohen me Ligjin për subvencionim për rritje të pagave, e cila jep mundësi për lirimin e pagesës së kontributeve. 

"Para dy ditëve kemi patur Këshill ekonomiko-social, kemi biseduar për planin operues për punësim, për masat dhe programet për vitin 2024. Ky është detyrim për ne që të bisedojmë me Këshillin ekonomiko-social, ku janë edhe punëdhënësi dhe sindikatat që të mundemi më tej ta vazhdojmë procedurën dhe më tej ta miratojmë në Qeveri. E kemi miratuar edhe në pikat në rend dite kemi biseduar edge për rritjen e pagës minimale tani në mars me pagesën e pagës së marsit. Nga asnjë kundërshtar i Organizatës së punëdhënësve nuk është përmendur se do të kenë problem", ka theksuar Trençevska në pyetjen e gazetarëve nëse rritja e pagës minimale do të jetë ngarkesë për ndërmarrjet.

Ajo njëherit informoi se në Kuvend është ligji për subvencionim, gjegjësisht lirim të kontributeve, i cili është pjesë e plakos financiare të Qeverisë dhe i cili u mundëson sektorit privat që t'i rrisin pagat e punëtorëve të tyre nga tre deri në nëntë mijë denarë.

"E gjithë kjo, së bashku me rritjen e pagës minimale, është pranuar nga Organizata e punëdhënësve dhe nga Odat ekonomike, sepse u jep atyre mundësinë që punëtorët t'i mbajnë këtu në vend dhe të mos shkojnë të punojnë në ndonjë vend tjetër. Ndoshta një pjesë e vogël e punëdhënësve nuk do të mund t'i paguajnë pagat, por për këtë ne u ofrojmë Ligjin për subvencione për rritjen e pagave, i cili do t'u mundësojë të lirohen nga pagesa e kontributeve", tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Trençevska. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR