• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençevska: Po vazhdojmë bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Trençevska: Po vazhdojmë bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot është takuar me sekretarin shtetëror slloven nga Ministria e Punës, Familjes, Punës Sociale dhe Mundësive të Barabarta, Dan Juvan. Në takim është nënshkruar Memorandum në pjesën e sigurisë dhe kushteve të shndosha pune për punëtorët.

Qëllimi i Memorandumit, siç njoftojnë nga Kabineti i Trençevskës, është njohja e potencialit ndërmjet vendeve për bashkëpunim dhe zhvillim të marrëdhënieve miqësore.

"Me nënshkrimin e Memorandumit pritet që në periudhën e ardhëshme të përfshihen institucionet në shkëmbimin e informatave, përvojat dhe praktikat më të mira në lidhje me politikat e Sigurisë dhe shëndetit në punë, duke përfshirë strategjitë kombëtare, ligjet dhe iniciativat", theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Trençevska dhe sekretari shtetëror shprehën interes të madh për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive. qa/bsh/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR