• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Përmes programeve të edukimit dhe arsimimit ne ndikojmë në integrimin dhe zhvillimin më të mirë të fëmijëve

Trençevska: Përmes programeve të edukimit dhe arsimimit ne ndikojmë në integrimin dhe zhvillimin më të mirë të fëmijëve

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot foli në takimin e dytë të grupit këshillues të programit ROMAKTED. Në hapje të ngjarjes, përveç ministres Trençevska, folën edhe përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Patricija DiXhovani dhe Marina Vasiq, menaxherja e programit të Këshillit të Evropës. Në takim u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi për përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin parashkollor. Këtë vit mbështetja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin dhe edukimin parashkollor është UNICEF. Ngjarja organizohet nga ROMAKED dhe Instituti për Kërkime dhe Analiza të Politikave.

Trençevska në hapje të takimit theksoi se për të është e një rëndësie të veçantë që fëmijët të kenë mundësi, veçanërisht fëmijët nga familjet e rrezikuara të cilët dekadat e fundit kanë qenë jashtë sistemit të arsimit parashkollor.

 Prandaj, me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve trepalëshe, shpresojmë që mbulimi i fëmijëve romë në arsimin parashkollor të rritet. Në integrimin e fëmijëve romë në arsimin parashkollor këtë vit, partneri ynë kryesor është UNICEF-i, tha Trenchevska.

"Projektin "Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor", ministria e Punës dhe Politikës Sociale e implementon në bashkëpunim me Fondin arsimor rom nga Budapesti, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike komunale-kopshtet për fëmijë që nga viti 2006. Qëllimi i këtij projekti është heqja e barrierave ekzistuese për qasjen në institucionet parashkollore për fëmijët romë të moshës 3 deri në 6 vjeç, reduktimi i barrierave gjuhësore, përfshirja e fëmijëve dhe socializimi i tyre, si dhe forcimi i ndërgjegjësimit të prindërve të tyre për rëndësinë e zhvillimit të hershëm dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Gjatë këtyre 17 viteve të zbatimit të projektit janë përfshirë pa pagesë rreth 5000 fëmijë nga komuniteti etnik rom në 20 komuna.  Prandaj, me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve trepalëshe, shpresojmë që mbulimi i fëmijëve romë në arsimin parashkollor do të rritet. Në integrimin e fëmijëve romë në arsimin parashkollor këtë vit, partneri ynë kryesor është UNICEF-i", tha Trençevska.

 

"Në këtë shoqëri "Një për të gjithë" do të vazhdojmë të angazhohemi që asnjë fëmijë në vendin tonë të mos mbetet jashtë sistemit të edukimit dhe arsimimit parashkollor dhe secili fëmijë të ketë mundësi të barabarta për të përmbushur potencialin e tij, tha Trençevska. ls/

Foto: MPPS-ja

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR