• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençevska: Ne kemi siguruar mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara gjatë krizës

Trençevska: Ne kemi siguruar mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara gjatë krizës
Shkup, 18 nëntor 2022
Kryetarja e forumit të grave, Jovanka Trençevska, sonte në Makedonski Brod e udhëhoqi tribunën "Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes".
Së bashku me kryetarin e Organizatës Komunale, Ivica Stojkovski, ata dhanë llogari para qytetarëve dhe dëgjuan mendimet e tyre dhe edhe një herë dëshmuan se drejtimi i shtetit nga LSDM-ja është transparent dhe gjithëpërfshirës.
"Socialdemokratët e sotëm, të cilëve unë i përkas dhe të cilëve u përkisni edhe ju, promovojnë mbi të gjitha një shoqëri në të cilën anëtarët mund të bëjnë një jetë të lirë dhe të drejtë. Prandaj ne këtu dhe në çdo rast theksojmë se sa me përkushtim luftojmë për lirinë e fjalës, stabilitetin ekonomik të shtetit, prosperitetin, por edhe të drejtat sociale të garantuara dhe mbrojtjen e kategorisë së cenueshme të qytetarëve", tha Trençevska.
Ajo theksoi përpjekjet dhe masat që janë marrë në periudhën e kaluar. Trençevska ka theksuar edhe Ligjin për mbështetje financiare, i cili është miratuar javën e kaluar, i cili përmirëson standardin e jetesës së të gjithë qytetarëve.
Në fund të forumit, u dëgjuan sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e Makedonski Brodit dhe morën  përgjigje nga kryetarja e  forumit dhe kryetari i këshillit komunal.
Qendra për komunikime me publikun e LSDM-së
_________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale

QËNDRONI TË LIDHUR