• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trençevska: Nëse masat antikrizë do të ishin populiste, do të ishin të vlefshme deri në zgjedhje

Trençevska: Nëse masat antikrizë do të ishin populiste, do të ishin të vlefshme deri në zgjedhje

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Masat nga pakoja e fundit antikrizë nuk janë populiste dhe parazgjedhore, por kanë për qëllim kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

"Nëse do të ishin populiste dhe zgjedhore, atëherë nuk do të ishin në këtë format dhe do të ishin të vlefshme deri në zgjedhje. Ka masa që vlejnë pesë, gjashtë dhe shtatë muaj dhe masa që zgjasin një vit të tërë", tha sonte Trençevska për ditarin qendror të televizionit “Sitel”.

Lidhur me masat e parashikuara për pensionistët, ministrja tha se nuk bëhet fjalë për asistencë sociale, por për një masë antikrizë që do të ndihmojë pensionistët me pensionet më të ulëta.

Rritja lineare e pensioneve, siç kërkuan pensionistët në protesta, sipas Trençevskës, nuk është zgjidhje e pranueshme sepse vihet në pikëpyetje mbijetesa e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Mjetet nga pakoja antikrizë, siç sqaroi ajo, nuk janë nga Buxheti i FSPI-it.

Për pagat e zyrtarëve, të cilat janë rritur për 78 për qind, Trençevska përsëriti se duhet të ndryshohen shtatë ligje dhe se ekziston rreziku që ato të mos miratohen në Kuvend. Kërkojmë zgjidhje që në vitin 2024 të mos rriten pagat", tha Trençevska dhe do ta gjejmë deri në fund të vitit. sa/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR