• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska në punëtori në Dibër në kuadër të fushatës "E zëshme dhe e guximshme"

Trençevska në punëtori në Dibër në kuadër të fushatës

Dibër, 15 mars 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të fushatës "E zëshme dhe e guximshme", sot ka realizuar një tjetër punëtori, kësaj radhe me të rinjtë e Dibrës.

Grupet e synuara të punëtorive janë gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, pensionistet dhe të rinjtë.

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me shefen e kabinetit, Natasha Dimeska, e mbajtën punëtorinë dhe menjëherë biseduan me të rinjtë për sfidat e tyre.

Punëtoria e udhëhequr nga Dimeska u fokusua në fuqizimin ekonomik dhe shëndetin mendor, nevojën për të ndërtuar vetëbesimin tek të rinjtë dhe si kjo ndikon në jetën e tyre të përditshme.

 

Ata diskutuan për mundësitë e punësimit, përfitimet e vullnetarizmit dhe cilat janë planet e tyre për të ardhmen. Aktuale ishte edhe çështja e dhunës onlajn, ku diskutimit iu bashkuan edhe të rinjtë të pranishëm në punëtorinë.

Në takim ishin të pranishëm të rinj nga mosha 17 deri në 26 vjeç.

Ministrja Trençevska më herët vizitoi kopshtin e fëmijëve “Breshija”. ls/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR