• e premte, 27 dhjetor 2024

Trençevska: Me shtesat e të rinjëve, i nxisim të rinjtë që të përfshihen në prodhim

Trençevska: Me shtesat e të rinjëve, i nxisim të rinjtë që të përfshihen në prodhim

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë "Rade Konçar - TEP" në Shkup u takua edhe me shtatë të punësuarit deri në moshën 23 vjeçare, me ç'rast informoi se pesë prej tyre tashmë janë pjesë e të rinjve, që janë përfitues të shtesës për të rinjtë.

Siç informuan nga Ministria, shtesa për të rinjtë sigurohet me qëllim inkurajimin e të rinjëve që të kyçen më shumë në tregun e punës në profesionin e prodhimit. Vlera e shtesave për të rinj është 3.000 denarë dhe është e rregulluar sipas Ligjit për shtesa për të rinjë.

 

Kompania "Rade Konçar - TEP" fitoi Çmimin kombëtar për kompaninë me sistemin më të mirë të zbatuar për siguri dhe shëndet gjatë punës për vitin 2023. Kompania ka 75 të punësuar, 23 prej të cilëve janë gra dhe shtatë të rinj deri në 23 vjeç. ss/bsh/

Foto: Ministria për punë dhe politikë sociale 

QËNDRONI TË LIDHUR