• e premte, 27 dhjetor 2024

Trençevska: Me ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës mbrohen të drejtat e punëtorëve

Trençevska: Me ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës mbrohen të drejtat e punëtorëve

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska thotë se ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe se janë bërë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

Ajo në emisionin “drejtpërdrejtë" të RTMV-së ka treguar se çdo punë jashtë orarit do të kryhet me pëlqimin e nënshkruar paraprakisht nga punonjësi dhe se e njëjta do të paguhet rregullisht.

Ajo iu referua skriningut dypalësh për kapitullin 19 në Bruksel, ku u prezantuan reformat e bëra në mbrojtjen sociale, harmonizimi i rregulloreve ligjore me ato të BE-së dhe planet e ardhshme.

Sa i përket mbrojtjes sociale, ministrja e cilësoi deinstitucionalizimin si një projekt të suksesshëm. Ajo tha se si shtet jemi shembull për realizimin e këtij projekti edhe brenda Bashkimit Evropian. Ajo theksoi përfitimet e dyfishta të deinstitucionalizimit dhe theksoi se në kuadër të projekteve janë punësuar shumë njerëz.

Sipas saj, përveç ofrimit të kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara, përfitim është edhe punësimi i kuadrove profesionale.

Ministrja iu referua edhe çështjes për barazinë gjinore.

"Kur flasim për konceptin e mundësive të barabarta, kur flasim për barazinë gjinore, flasim për të drejta të barabarta të njeriut, jo dhunë, respektim të të drejtave të grave, qasje të barabartë në mundësi dhe arsimim, si dhe qasje të barabartë në tregun e punës. E gjithë kjo u keqinterpretua në opinion dhe u theksua se do të lejohej ndryshimi i gjinisë apo martesat e të njëjtës gjini, gjë që nuk është rasti me propozimin e Ligjit për Barazi Gjinore. Qëllimi është futja e mekanizmave të përforcuar në mënyrë që ato të mund të zbatojnë barazinë gjinore si në nivel lokal ashtu edhe në territorin e gjithë vendit", tha Trençevska. ls/

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR