• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon lidhur me luftën kundër tregtisë me njerëz

Trençevska: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon lidhur me luftën kundër tregtisë me njerëz

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot është takuar me drejtoreshën e përgjithshme të sapozgjedhur të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Ejmi E. Poup, e cila është drejtoresha e parë grua e IOM-it. 

Siç informon MPPS, Organizata Ndërkombëtare për Migrim është një organizatë ndërkombëtare lider në fushën e migracionit dhe është e përkushtuar ndaj parimit  se migrimi human dhe i rregullt është në dobi të migrantëve dhe shoqërisë. 

Në takim, siç thuhet në kumtesë, është biseduar për fushat në të cilat  bashkëpunon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim me fokus në migrimin e brendshëm dhe të jashtëm, tregtinë me njerëz dhe barazinë gjinore. 

 

Trençevska theksoi se së fundmi është publikuar raporti për tregti me njerëz të Departamentit të Shtetit, ku theksohet përballja e mirë e shtetit me sfidën me tregtinë  me njerëz. Ministrja e theksoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe krijimin e ekipeve operative në përbërje me  përfaqësues të IOM-it, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe sektorit joqeveritar që punojnë në mbrojtjen dhe parandalimin e tregtisë me njerëz. Trençevska gjithashtu ka theksuar forcimin e kapaciteteve të punëtorëve në institucione në raport me sfidën.

 "Është hapur edhe tema për fuqinë punëtore në tregun e punës në shtet, si edhe për atë në cilën  mënyrë  mund të realizohet bashkëpunimi për orientimin e migrantëve të rregullt ndaj bashkëngjitjes për t'iu bashkuar tregut të punës”, thuhet në kumtesë. 

 Sipas drejtoreshës së IOM-it, një drejtim i tillë i migrantëve me përshtatjen e rregulloreve ligjore mund t'i përmbushë  nevojat e kërkesës në tregun e punës, duke respektuar të drejtat themelore të njeriut dhe të punës.

 Në fund të takimit, drejtoresha e IOM-it Poup u përqëndrua edhe në çështjen e barazisë gjinore dhe e quajti ministren Trençevska, siç theksohet, kampione në rajon në luftën për barazi gjinore. Biseda u fokusua në fushatën e zbatuar në mars  “E zëshme dhe e guximshme" për promovimin e barazisë gjinore, shëndetin mendor dhe fuqizimin ekonomik të grave, por edhe nevojën për vazhdimin e aktiviteteve të tilla. ar/

 Foto: MPPS

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR