Trençevska: Lufta për barazi gjinore nuk pranon përkatësi politike
- Barazia gjinore është luftë për të gjithë ne, ajo nuk pranon përkatësi politike, thotë ministrja e Punës dhe Politikes Sociale, Jovanka Trençevska në një intervistë për Studio 10 në TV 24.
- Post By Melahat Baftija
- 11:56, 8 mars, 2023
Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Barazia gjinore është luftë për të gjithë ne, ajo nuk pranon përkatësi politike, thotë ministrja e Punës dhe Politikes Sociale, Jovanka Trençevska në një intervistë për Studio 10 në TV 24.
Ajo përkujton se sot për herë të parë në historinë e Kuvendit do të mbahet seancë plenare kushtuar sukseseve dhe mossukseve në pjesën e barazisë gjinore në 20 vitet e fundit.
"Do të shënohet edhe 20-vjetori i themelimit të Klubit të parlamentareve. Deputetet janë ato që kanë luftuar që të mbaget një seancë e këtillë, në të cilën do të flitet poër pozicionin e grave në shtet, për atë se ku kemi qenë dhe ku jemi, me qëllim që të kemi sa më shumë të drejta", thotë ministrja.
Ajo theksoi se momentalisht janë 151 gra nga 120 deputetë ose 42 për qind që është mbi mesatare evropiane, shtohet se nuk mund të lavdërohemi me sukses të përfaqësimit të grave në pushtetin ekzekutiv, ku ka vetëm pesë ministre dhe dy zëvendësministre. Në pushtetin lokal në këshilla, thotë ministrja, ka rezultate të mira, por zhgënjyese është numri i grave kryetare të komunave, vetëm dy nga 81 komuna.
Trençevska sqaron se ky është rezultat i kuotës për përfaqësim të drejtë të grave apo veprim afirmativ. Ministrja shton se rezultoi se kuota është e nevojshme, pasi ende nuk ka ndërgjegjësim për barazinë gjinore në vendin tonë.
"Absolutisht duhet të përpiqemi që gratë të jenë në pozitat më të larta, duke përfshirë për herë të parë një grua kryetare të shtetit", thotë Trençevska.
Në intervistë ai i referohet edhe fjalës së urrejtjes ndaj grave, e cila siç thotë ai është shumë e përhapur në vend.
Ajo thotë se politikëbërësit, zyrtarët dhe administrata duhet të jenë në terren për të pasur një pasqyrë të situatës reale.
"Nuk është vetëm sigurimi i mbrojtjes sociale të personave dhe familjeve të rrezikuara, por duhet t'i përkushtohemi shëndetit mendor dhe forcimit ekonomik të grave", sqaron Trençevska qëllimin e karvanit për barazi gjinore. mb/
Foto: TV24