• e premte, 27 dhjetor 2024

Trençevska: I mbrojmë të drejtat e punëtorëve, asnjë e drejtë nuk do të keqpërdoret

Trençevska: I mbrojmë të drejtat e punëtorëve, asnjë e drejtë nuk do të keqpërdoret

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Gjatë ndërtikmit të korridoreve 8 dhe 10d të paktën 51 për qind e kompanive, punëtorë dhe dikastere të tjera do të angazhohen nga vendi, gjegjësishst punëtorë vendas dhe kompani vendore, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në seancën e sotme kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Duke u përgjigjur në pyetjen e Bojan Stoianovskit nga VMRO-DPMNE, ajo ntheksoi se në Marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" qëndron se të paktën 51 për qind e kompanive, punëtorëve, fuqisë punëtore dhe dikastereve tjera gjatë ndërtimit do të angazhihen nga vendi.

Në pjesën orari i punës dhe puna jashtë orarit e punëtorëve, trençevska tha se "askund nuk qëndron se punëtorët do të angazhohen 12 orë, gjegjësisht 72 orë". Askund nuk qëndron 60 orë në javë", theksoi ministrja Trençevska.

Lidhur me paralajmërimet për protestë sindikale më 1 Maj dhe pohimin se Sindikata, siç tha, "ka qenë në këmbë", ministrja akutoi se VMRO-DPMNE krijon kaos në shoqëri me lajme të rreme dhe manipulime.

"E vërteta është se Qeveria, MPPS dhe unë si ministre e Punës dhe Politikës Sociale do t'i mbrojmë të drejtat e punëtorëve. Do t'i mbrojmë të drejtat e punëtorëve dhe do të respektohet çdo ligj që ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve", tha Trençevska.

Ajo sqaroi se kompanitë që do të punësojnë punëtorë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d do të respektojnë dispozitën për pushim ditor për punëtorët dhe pushim javor 24 orë.

Ajo shtoi se është një projekt me interes strategjik dhe kombëtar, duke theksuar se puna jashtë orarit të punëtorëve do të paguhet dhe do të lejohet vetëm me deklaratë me shkrim dhe pëlqim nga punëtori. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR