• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Fuqizimi ekonomik është aspekt kyç për përballje me rrezikun social

Trençevska: Fuqizimi ekonomik është aspekt kyç për përballje me rrezikun social

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, drejtoresha kombëtare e SOS Fshati i fëmijëve, Juliana Nakova Gapo dhe Florian Trager Staintjes, sekretar i parë politik dhe udhëheqës për shtyp në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë sot e hapën konferencën në kuadër të projektit "Fuqizimi i të rinjve përmes mundësive të reja 2".

Konferenca, siç bëri të ditur MPPS, është organizuar nga SOS Fshati i fëmijëve, ndërsa është financuar nga Ministria gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. 

"Jetojmë në kohë ku rreziqet sociale mund të manifestohen në forma të ndryshme - vështirësi ekonomike, diskriminim, sfida me shëndetin mendor, etj. Detyrimi ynë është, si bashkësi e ndjeshme dhe që ka lidhje mes vete, drejtpëdrejtë t'i zgjidhim këto çështje dhe të jemi përfaqësues dhe aleatë të atyre të cilët përballen me rrezik social", sqaroi Trençevska. 

Ajo theksoi se arsimi dhe përforcimi ekonomik janë kyç për nxjerrjen e të rinjve nga rreziku social dhe i theksoi angazhimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. 

"Ky është një segment ku ne i bashkohemi si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale. Mjeti ynë kyç është Plani Operacional me masa dhe programe aktive, të cilin e kemi projektuar këtë vit me 32 milionë euro dhe është 2 milionë euro më shumë se plani operativ i punësimit të vitit të kaluar. Ndërsa Garancia për Rininë, programi që është trend për vendet e Bashkimit Evropian, dhe ne e zbatojmë si vend joanëtar, mund të them se jemi veçanërisht krenarë për të. Nga viti 2018 deri në vitin 2022, këtij programi i janë bashkuar 90.623 persona", tha Trençevska.

Ministrja Trençevska porositi në tejkalimin e përbashkët të kufijve dhe ndërtimin e mundësive për krijimin e shoqërisë në të cilën çdo njeri ka mundësi. E përshëndeti nismën e SOS Fshati i fëmijëve për unitet në mbështetje të atyre të cilët kanë më së shumti nevojë. fc/

Fotografia: MPPS 

QËNDRONI TË LIDHUR