• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Trençevska: Familja e foshnjes e cila ndërroi jetë nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija, avokati i popullit dhe sektori shëndetësor punojnë në rastin

Trençevska: Familja e foshnjes e cila ndërroi jetë nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija, avokati i popullit dhe sektori shëndetësor punojnë në rastin

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Familja e foshnjes nga Kumanova e cila ndërroi jetë nga tuberkulozi, nuk jeton në kushte të këqija. Këtë e konstatuam me vizitën e ekipit profesional nga Qendra për punë sociale nga Kumanova, ku u pa se familja ka edhe kushte higjienike dhe materialisht është e siguruar. Për momentin avokati i popullit dhe sektori shëndetësor punojnë në këtë rast, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ajo përmndi se rasti po ndiqet dhe për momentin po punohet me familjen në mënyrë që fëmijët  sërish të mund të kthehen në shkollë, ndërkaq babai në punë. Siç tha ministrja, tre fëmijët e tyre janë fëmijë të cilët kanë kujdes prindëror.

"Anëtarët e familjes nuk janë shfrytëzues të asnjë të drejte, përveç të drejtës së kompensimit për fëmijën e tretë. Avokati i popullit po punon në rastin, të gjitha rezultatet dhe mendimet të cilat janë marrë në terren nga Qendra për punë sociale do të jenë të kapshme për avokatin e popullit, në mëynrë që të mund të konstatojë nëse ka ndonjë problem, e gjithsesi këtu është edhe sektori shëndetësor, i cili duhet të konstatojë nëse fëmijës i është ofruar kujdesi adekuat shpëndetësor", tha sot Trençevska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të panel diskutimit "Gratë të cilat shpëtojnë jetë, ndërsa nuk kanë ilaç për diskriminimin - gratë me mantel të bardhë".

Ajo informoi se në vazhdimësi punojnë edhe me fëmijët në rrugë dhe me prindërit e tyre, në mënyrë që të kuptojnë se sa është e rëndësi t'i heqin fëmijët nga rruga dhe t'i prëfshijnë në procesin e arsimit.

"Për prindërit dhe fëmijët janë të kapshme të gjitha të drejtat nga mbrojtja juridike sociale në mënyrë që të nxiten të krijohen kushte më të mira higjienike dhe ekzistencë më e mirë", shtoi Trençevska. ab/

Foto/ MIA

QËNDRONI TË LIDHUR