• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençevska - Dreksler: Vazhdon mbështetja e fuqishme në rrugën drejt BE-së

Trençevska - Dreksler: Vazhdon mbështetja e fuqishme në rrugën drejt BE-së

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot ka takuar ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler. Në takim, siç njofton MPPS, Dreksler theksoi mbështetjen e fuqishme për rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe mbështetjen për pastrimin e narratives në shoqëri rreth propozim- ligjeve për evidencën amë dhe barazinë gjinore, si dhe kuptimin e tyre të vërtetë.

Trençevska dhe Dreksler iu referuan edhe bashkëpunimit të deritashëm të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me ambasadën gjermane.

"Janë diskutuar edhe zhvillimet aktuale në territorin e shtetit në lidhje me Propozimin ligjin për barazi gjinore dhe Propozim ligjin për evidencën amë. Ambasadorja shprehu mbështetje të veçantë në fushën e harmonizimit të rregullativës ligjore dhe krijimit të politikave që janë pjesë e rrugës drejt BE-së. Ajo theksoi se është një mbështetëse e madhe e zgjidhjes së sfidave të barazisë gjinore me fokus të veçantë të feminizmit. Sa i takon gjendjes aktuale dhe debatin e hapur social për dy ligje të ndryshme - për evidencën amë dhe barazinë gjinore ka folur ministrja Trençevska. Ajo theksoi kuptimin e vërtetë të ligjeve me theks të veçantë shpjegimin e rëndësisë së Ligjit për barazi gjinore i cili është nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja tha se qëllimi i ligjit është vendosja e mekanizmave që do të avancojnë barazinë gjinore në gjithë territorin e vendit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar. Trençevska posaçërisht theksoi se ligji për evidencën amë dhe ligji për barazi gjinore janë dy ligje të ndryshme dhe të ndara", thekson MPPS. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR