• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençevska do të ndajë leje për veprimtari nga mbrojtja sociale në Kriva Pallankë

Trençevska do të ndajë leje për veprimtari nga  mbrojtja sociale në Kriva Pallankë

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në orën 11:30 do t'u ndajë leje për kryerjen e veprimtarisë nga mbrojtja sociale ofruesve që do ta zbatojnë shërbimin social - Qendra për Qëndrim Ditor për të Moshuarit me Plakje Aktive në Komunën e Kriva Pallankës, paralajmërojnë  nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

 Në ngjarje para selisë së Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë do të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski dhe sekretari i Kryqit të Kuq në këtë komunë, Darko Peshevski.

Zhvillimi i këtij shërbimi social, si pjesë e zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse sociale në vend, është financuar nga Projekti për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, të cilin  e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Banka Boterore.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR