• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Do të kyçemi në përgatitjen e ligjit për punë jashtë orarit, është duke u biseduar për kufirin e sipërm

Trençevska: Do të kyçemi në përgatitjen e ligjit për punë jashtë orarit, është duke u biseduar për kufirin e sipërm

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) -  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të kyçet në përgatitjen e dispozitave ligjore për punë jashtë orarit të punës për punëtorët në projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d nga konzorciumi "Behtel dhe Enka", që janë dorëzuar në Kuvend me propozim të deputetëve.

"Deputetët e dorëzuan ligjin, ndërsa pas reagimeve të gjithë do të kyçemi për t'i mbrojtur të drejtat e punëtorëve", tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në pjesëmarrjen në TV Tellma.

Java e punës, potencoi Trençevska, është minimum 40 orë. Qeveria askund nuk thotë se do të jetë 60 orë, por lejojmë më shumë se tetë orë në javë varësisht procesit të punës.

Sipas saj, se sa do të punohet jashtë orarit do të varet nga procesi i punës dhe kushtet e motit, ndërsa për kufirin e orarit është duke u biseduar. Opinioni, potencoi, është manipuluar se të gjithë punëtorët e korridoreve do të punojnë 60 orë në javë.

"Nëse dëshirojmë ndërtim të shpejtë duhet të ketë punë jashtë orarit, kështu do të paguhet dhe nga çdo punonjës do të ketë pajtim me shkrim", theksoi Trençevska.

Duke i komentuar kritikat e sindikatave se nuk janë konsultuar për ndryshimet e Ligjitr për marrëdhënie pune, tha se bëhet fjalë për projekt strategjik me ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë.

"Në një rast të tillë duhet të kemi përjashtime në pjesën e orarit të punës, por me pëlqimin e punëtorit dhe duhet ditur kufiri i epërm, ndërsa këtë jemi duke e biseduar", theksoi Trençevska.

Partia politike E Majta i shtroi 1.111 amendamente për ndryshimet e propozuara në Ligjin e marrëdhënieve të punës, ndërsa debati në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale dje u anulua.

 

QËNDRONI TË LIDHUR