• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trençevska: Bashkëpunimi me komunat është kyç, investojmë në projekte prej të cilave përfitime kanë qytetarët

Trençevska: Bashkëpunimi me komunat është kyç, investojmë në projekte prej të cilave përfitime kanë qytetarët

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetarët e komunave Karbincë, Dibër dhe Makedonski Brod sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për furnizim grupor, njoftojnë nga MPPS.

Marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim dhe për furnizim grupor ndërmjet Trençevskës dhe kryetarit të Komunës Makedonski Brod, Zharko Risteski, kanë të bëjnë për realizimin e punëve ndërtimore për rikonstruim me ridedikim të kopshtit të fëmijëve në Qendrën për Qëndrim Ditor për fëmijë me nevoja të veçanta në zhvillim për 24 shfrytëzues të ndarë në dy grupe nga 12 shfrytëzues. 

"Aktivitetet e parapara janë sipas Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtim, furnizim dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpi për të moshuar për vitin 2023. Ministria angazhohet që nga buxheti i saj për vitin 2023 të sigurojë mjete për realizimin e punimeve ndërtimore, të cilat janë mjet i marrëveshjes", thonë nga MPPS.

Marrëveshja për bashkëpunim dhe për furnizim grupor mes MPPS-së dhe kryetarit të Komunës Karbinci, Viktor Paunov ka të bëjë për realizimin dhe financimin e aktiviteteve për realizimin e punëve ndërtimore për Rindërtim të kopshtit ekzistues të fëmijëve në Komunën Karbinci fshati Tarinci, me kapacitet prej 48 fëmijë. 

"Aktivitetet e planifikuara janë në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2022, si dhe në përputhje me Programin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2023", njoftojnë nga MPPS.

Nga atje, theksojnë se MPPS angazhohet që nga buxheti i saj për vitin 2023 të sigurojë mjete për realizimin e punëve ndërtimore të zanateve për rindërtim të kopshtit të fëmijëve, ndërsa Komuna Karbinci të marrë pjesë në adaptimin dhe ridedikimin e pjesës së vjetër të objektit dhe në furnizim të pajisjes. 

Marrëveshjet për bashkëpunim dhe për furnzim në grup ndërmjet MPPS-së dhe kryetarit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i referohen kryerjes së punimeve ndërtimore për ndryshime gjatë ndërtimit për zgjerimin e kopshtit Breshia në Dibër, i cili do të jetë pjesë e IPKKF, "Bresha"– Dibër, me kapacitet 62 fëmijë.

"Aktivitetet e planifikuara janë në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2021. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr përsipër që nga buxheti i saj për vitin 2023 të sigurojë mjete për kryerjen e punimeve ndërtimore për ndryshime gjatë ndërtimit për zgjerimin e kopshtit Breshia në Dibër dhe furnizimin e tij", njofton MPPS. fc/

Fotografia: MPPS

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR