• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trençevska: Barazia gjinore është një nga prioritetet e Qeverisë

Trençevska: Barazia gjinore është një nga prioritetet e Qeverisë

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u drejtua në ngjarjen në të cilën u prezantua publikimi "Gratë dhe burrat në Maqedoninë e Veriut". Publikimi u botua në kuadër të projektit "Gender Equality Facility - Shërbime këshilluese për përfshirjen e perspektivës gjinore për administratën e Maqedonisë së Veriut në nivel qendror", i mbështetur financiarisht nga Suedia, i cili zbatohet nga UN Women në partneritet me Sekretariatin për çështje evropiane dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

"Koncepti i mundësive të barabarta nënkupton mundësi të barabarta për gratë dhe burrat si dhe qasje të barabartë në burime dhe të drejtë të barabartë për pjesëmarrje në jetën shoqërore dhe politike", theksoi Trençevska në fjalimin e saj.

Ministrja theksoi se mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të rregulluara me Kushtetutë si akti më i lartë juridik, i cili është garanci për parandalimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe lirive themelore.

"Barazia gjinore është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Barazia gjinore është pjesë e Programit të Punës së Qeverisë 2020-2023 dhe është obligim edhe nga Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal", theksoi ministrja.

Në fund Trençevska theksoi përfitimet e publikimit ku janë përmbledhur të gjitha të dhënat statistikore dhe tha se pikërisht të dhënat që përbëjnë përmbajtjen e publikimit japin drejtimin që duhet të ndjekin institucionet dhe organizatat kur zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR