• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trençevska: Bërthama e politikave dhe legjislacionit kombëtar janë mundësitë e barabarta, qasja në tregun e punës, kushte të drejta për punë dhe gjithpërfshirje

Trençevska: Bërthama e politikave dhe legjislacionit kombëtar janë mundësitë e barabarta, qasja në tregun e punës, kushte të drejta për punë dhe gjithpërfshirje

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mori pjesë në mbledhjen plenare të Grupit të Punës për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale, në të cilën morën pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, këshilltari i parë dhe zëvendësi i udhëheqësit të departamentit në Delegacionin e BE-së, Bogo, si dhe përfaqësues të institucioneve, sektorit civil, partnerët socialë dhe bashkësisë së donatorëve. 

Mbledhja e 12-të plenare, siç është bërë e ditur në kumtesën e MPPS-së, është në drejtim të shqyrtimit të progresit në zbatimin e politikave kombëtare për punësim, mbrojtje sociale dhe gjithpërfshirje si dhe prioritetet nga politikat sektoriale për financim përmes ndihmës IPA III.

Ministrja Trençevska në fjalimin e saj theksoi se arritja e koncensusit për reformat të cilat kanë filluar dhe ndryshimet që duhet të bëhen në afat të mesëm dhe të gjatë, si dhe përballjan me sfidat aktuale është kyçe që të zbatohen përgjatë procesit gjithpërfshirës, dialog dhe partneritet me faktorët relevant. 

"Zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes qasjeve dhe mundësive të ndryshme të të rinjve në tregun e punës, gjithpërfshirjes sociale dhe mbështetjes së plotë të personave të ekspozuar në rrezik social mundësojnë rritje dhe zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm drejt standardit më të mirë jetësor", tha Trençevska.

Ajo theksoi se bërthama e politikave dhe legjislacionit kombëtar janë mundësitë e barabarta, qasja në tregun e punës, kushtet e drejta të punës dhe gjithëpërfshirja, ndërsa zbatimi i tyre synon krijimin e një ekonomie të drejtë dhe të qëndrueshme, përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, veçanërisht të kategorive të ndjeshme të qytetarëve, duke u përpjekur në këtë mënyrë për zhdukjen e plotë të varfërisë.

"Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës, i zhvilluar përmes një procesi të gjerë pjesëmarrjeje dhe konsultimit me të gjitha subjektet përkatëse, synon të përmirësojë kornizën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të jetë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe konventat ndërkombëtare, Organizatës së Punës", theksoi Trençevska.

Ajo iu referua rritjes së pagës minimale dhe mesatare dhe të gjitha masave dhe angazhimeve që janë ndërmarrë dhe që kanë ndikim në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, si dhe në stimulimin e aktivitetit ekonomik, produktivitetit të punës dhe konkurrencës.

"Funksionim efektiv i dialogut social në të gjitha nivelet, politikat e punësimit të të rinjve, garancia për të rinjtë, punësimi i romëve, të papunëve afatgjatë, me kualifikime të ulëta dhe me aftësi të kufizuara janë synime prioritare në periudhën e ardhshme të veprimit të politikës së tregut të punës", theksoi Trençevska.

Ministrja foli edhe për reformat në fushën e mbrojtjes sociale dhe gjithëpërfshirjes. Njëkohësisht, theksoi se vendosja e ndihmës minimale të garantuar për ata qytetarë që nuk kanë mjete të mjaftueshme për jetesë, sistemi i vendosur i licencimit të ofruesve të shërbimeve sociale, procesi i deinstitucionalizimit dhe decentralizimit të politikave sociale, investimet në mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurimi i qasjes më të madhe në arsimin parashkollor dhe kujdesin, janë synime prioritare për përmirësimin e kushteve dhe krijimin e mundësive për një jetë të begatë për të gjithë qytetarët tanë.

Në fund, Trençevska theksoi se zbatimit i reformave dhe iniciativave kyçe të inicuara në fushën e punësimit dhe politikës sociale, ndërsa të cilat janë pjesë e procesit të nisur të negociatave të para-anëtarësimit dhe të cilat së fundmi janë prezantuar në takimin bilateral në Komisionin Evropian janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për avancimin e legjislacionit kombëtar.

Si veçanërisht të rëndësishme, ministrja e theksoi koordinimin, dialogun dhe bashkpunimin e ministrive përkatëse, institucioneve, partnerëve sociale, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve zhvillimorë që synojnë arritjen e një niveli të lartë të përgjegjësisë së përbashkët, përdormin optimal të burimeve dhe arritjen e rezultateve të dukshme për qytetarët.

Seanca e dymbëdhjetë plenare radhazi përfshin prezantime të raportit të vetëvlerësimit për zbatimin e IPA 2019, marrëveshjes së reformës sektoriale “BE për të rinjtë” dhe projekteve të planifikuara në kuadër të IPA 2024, dokumentit të veprimit “BE për të Drejtat Themelore”. një prezantim i veprimeve dhe projekteve të planifikuara në kuadër të IPA III 2024-2027 dhe Programit operativ sektorial “BE për vende pune dhe punësime". fc/ ls/

Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

QËNDRONI TË LIDHUR