• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: 3000 denarë në muaj për të rinjtë deri në moshën 23 vjeçare që punojnë në prodhim

Trençevska: 3000 denarë në muaj për të rinjtë deri në moshën 23 vjeçare që punojnë në prodhim

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka trençevska sot e ka vizituar kompaninë "Rade Konçar", e cila punon në servisin dhe riparim të produkteve elektrike.

Siç informojnë nga MPPS, qëllimi i vizitës së ministres ka qenë që të takohet me persona të rinj, të cilët punojnë në prodhimin dhe ta promovojë personalisht Ligjin për shtesë për të rinj.

"Përmes këtij ligji të rinjve deri në moshën 23 vjeçare, të cilët janë në veprimtari prodhuese u paguhet kompensim nga shteti nga 3000 denarë në muaj. Shfrytëzimi i kësaj të drejte ndërpret me mbushjen e moshës 23 vjeçare. Me këtë të drejtë në vitin 2021 janë përfshirë gjithsek 25000 persona, ndërsa në vitin 2022 numri është rritur në 3500", njoftojnë nga Ministria.   

Trençevska u prit nga menaxherja e kompanisë, Vlladanka Trajkovska, nga e cila u informua se në kompani aktualisht janë të punësuar gjithsej pesë të rinj nën moshën 29 vjeçare, ndërsa katër prej tyre janë nën moshën 23 vjeçare.

Vizita e ministres u përmbyll me një takim joformal me menaxheren Trajkovska, ku u bisedua edhe për burimet e ripërtëritshme të energjisë. Menaxherja bëri me dije se për plotësimin e nevojave për energji elektrike të “Rade Koncar”, në gjysmën e sipërfaqes së çatisë janë vendosur panele fotovoltaike. Është shprehur edhe interesimi për zgjerimin e këtij investimi. mb/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR