• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Është legjitime që të protestohet, por me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive është përfshirë edhe AOJSHQ

Trençevska: Është legjitime që të protestohet, por me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive është përfshirë edhe AOJSHQ

Kavadar, 24 nëntor 2023 (MIA) - Në një vend ku sundon demokracia dhe liria mund shihni protesta në rrugë. Ajo kohë kur në shtet askush nuk mund të protestonte është harruar dhe asnjëherë nuk do të kthehet. Kështu ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u përgjigj në pyetjen për protestat që mbahen sot në Shkup në organizim të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve të Jurisprudencës dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOJSHQ). 

Trençevska theksoi se është legjitime që të protestohet, por siç theksoi, është legjitime edhe që të informohet publiku se është nënshkruar Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive, me të cilën është përfshirë edhe Sindikata e AOJSHQ, si anëtare e sindikatave. 

"Me Marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive, në shtator i kemi rritur pagat me 10 për qind të gjithë punonjësve në sektorin publik, është planifikuar rritje që në shtator 2024 dhe nga marsi 2025 të vendosim metodologjinë e re, e cila do të jetë me koeficientë minus pagën mesatare dhe kjo është marrëveshja, të cilën pas 16-17 vitesh e lidhëm me Lidhjen e Sindikatave, si sindikatë përfaqësuese. U pajtuam që kjo do të jetë metodologjia për rritjen e pagave", deklaroi Trençevska gjatë vizitës në Kavadar.

Sipas saj, gjatë periudhës së kaluar në të gjithë sektorët të punësuarve u janë rritur pagat të paktën nga 10 për qind. Në krahasim prej para disa viteve në disa sektorë pagat janë rritur edhe për 80 për qind, ndërsa diku, siç thotë Trençevska, edhe deri 100 për qind. 

E pyetur se si të tejkalohet problemi me kapacitetet e kopshteve dhe mungesa e përkëdhelëseve dhe edukatoreve, Trençevska u përgjigj se kopshtet e reja ndërtohen me mjete të Qeverisë në pjesën e investimeve kapitale, ndërsa në bazë të projektit të përgatitur nga komuna. Theksoi se komunat të cilat kanë projekte të tilla të gatshme hyjnë në Programin e investimeve kapitale për vitin aktual ose të ardhshëm.

"Aty komunat, ku mendojnë dhe nuk i dinë kompetencat e tyre se duhet ta përgatisin projektin dhe mendojnë se ndonjë tjetër do t'ua përgatisë dhe do tua ndërtojë kopshtin, aty për fat të keq qytetarët nuk e marrin shërbimin cilësor", tha Trençevska.

I përkujton edhe kryetarët e komunave se edhe ata si autoritet lokal munden përmes Agjencisë të angazhojnë të punësuar, atu ku ka mungesë të kuadrit të tillë profesional. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR