• e premte, 27 dhjetor 2024

Trençevska: Është koha të kemi mundësi të barabarta, qasje të barabartë drejt resurseve dhe më me rëndësi, përfitime të barabarta

Trençevska: Është koha të kemi mundësi të barabarta, qasje të barabartë drejt resurseve dhe më me rëndësi, përfitime të barabarta

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në programin e mëngjesit në Televizionin e Maqedonisë së Veriut theksoi se rreth Propozim-ligjit për barazi gjinore po punohet prej vitit 2019, është formuar grup punues dhe janë mbajtur 18 debate publike në vend me qëllim që të dëgjohen të gjithë faktorët në shoqëri dhe të krijohet një zgjidhje ligjore e cila mund të realizohet me dispozita të vërteta të cilat mund të implementohen. 

"Para se të fillojmë të punojmë rreth Propozim-ligjit për barazi gjinore, bëmë analizë për atë se sa implementohen dispozitat nga ligji dhe sa janë funksional mekanizmat të cilët janë pjesë e ligjit ekzistues. Analizat treguan se kemi implementim të dobët dhe se mekanizmat nuk janë funksional. Flas për mekanizmat në nivel lokal, nacional dhemekanizmat në Kuvend", theksoi Trençevska.

Ajo tha se krahas atyre shkaqeve fillimisht, por edhe për shkak të harmonizimit të legjislaturës së vendit me atë evropiane, qasja ka qenë drejt ndryshimeve. Janë prëfshirë edhe direktiva nga legjislatura evropiane, siç është direktiva për trajtim të barabartë, direktiva për harmonizim të jetës familjare dhe profesionale, qasja drejt të mirave dhe shërbimeve.

"Fusim koncept të ri dhe integrim të perspektivës gjinore në politika. Janë të kota mekanizmat dhe ligji nëse në ato masa nuk përfshihet perspektiva gjinore. Në këtë ligj për herë të parë në legjislaturë definojmë çka paraqet majnstrimi gjinor dhe hapat si të jenë me njedhmëri gjinore", tha Trençevska.

Ministrja sqaroi se me ligjin konfirmohen vlerat familjare dhe mbrojtja e fëmijëve.

Ajo foli për fushatën e cila e shënoi muajin mars të Minsitrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku në fokus ishin gratë dhe vajzat, lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, rëndësia e shëndetit mendor dhe pavarësia ekonomike e grave.

"Duhet sa më shumë gra të përfshihemi në tregun e punës. Ta ulim dhunën ndaj grave. Nuk guxon asnjë grua, asnjë njeri të jetojë në kushte të dhunës. TË punojmë për t'i përforcuar t[ rinjtë, gratë, të jenë ekonomikisht të pavarur, të punojmë me bajzat që në procesin e arsimit. Vetëm në atë mënyrë mund t'i mënjanojmë stereotipet dhe paragjykimet që janë të lidhura me vajzat. Kështu do ta ngrisim vetëdijen se nuk duhet të ketë ndarje të gravbe dhe burrave dhe punë të burrave dhe të grave kur bëhet fjalë për profesione të cilat u tkaojnë edhe grave edhe burrave. Nuk mundet 51 për qind e shoqërisë të anashkalohet, vetëm sepse është grua. Është koha të kemi mundësi të barabarta, qasje të barabartë drejt resurseve dhe më me rëndësi, përfitime të barabarta nga ato resurse", theksoi Trençevska.

Ajo paralajmëroi fushatë disamujore për të rinj "Lë gjurmë", e cila do të ndodhë në disa qytete të vendit, ndërkaq filloi javën e kaluar në Shkup. Qëllimi i fushatës, siç tha. është përmes rrëfimeve individuale të arrihet tek të rinjtë, të ngritet vetëdija për fjalorin urrejtës, për shëndetin mendor, për mundësitë të cilat institucionet ua ofrojnë të rinjve, punësimin, mundësitë për vende më të mira të punës dhe rroga dinjitoze. Këto ngjarje janë multimediale, ku bën pjesë muzika, piktura, teatri. ab/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR