• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençeska: Të enjten do të paguhet transha e parë e pakos antikrizë, më 2 janar pagesa e pensioneve të rregullta

Trençeska: Të enjten do të paguhet transha e parë e pakos antikrizë, më 2 janar pagesa e pensioneve të rregullta

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sonte paralajmëroi se të enjten do të paguhet transha e parë nga pakoja e nëntë antikrizë, mes të cilave edhe mbështetja financiare për pensionistët me pensione të ulëta. Pensionet e rregullta, siç deklaroi, do të paguhen më 2 janar.

"Pensionistët do të marrin ndihmë financiare sipas kategorisë së cilës i takojnë, ndërsa pensionet e rregullta do të paguhen me datën 1 të secilit muaj. Një janari është ditë jopune, kështu që më dy janar do t'i kenë paratë në llogaritë e tyre të transaksionit të gjithë pensionistët", tha Trençevska në emisionin "Top tema" në televizionin Telma. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR