• e premte, 27 dhjetor 2024

Trembëdhjetë punëtorë e kanë humbur jetën në shpërthimin në një fabrikë për përpunimin e nikelit në Indonezi

Trembëdhjetë punëtorë e kanë humbur jetën në shpërthimin në një fabrikë për përpunimin e nikelit në Indonezi

Palu, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 13 punëtorë e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në shpërthimin e një furre të lartë në fabrikë për përpunimin e nikelit në pronë kineze në ishullin indonezian Sullavesi, kumtoi policia dhe personat zyrtarë.

"Fatkeqësia ka ndodhur në mëngjes në fabrikën e kompanisë 'PT Indonesia Tsigshan Stainless Steel', në parkun industrial Morovali në ishullin Sullavesi", kumtoi zëdhënësi i kësaj zone industriale, Dedi Kurnijavan.

Ndërkaq, shefi i i policisë në Sullavesi tha se të paktën pesë punëtorë kinezë dhe tetë indonezioanë e kanë humbur jetën kur një furrë ka shpërthyer derisa e kanë riparuar.

Sipas tij, 38 punëtorë janë dërguar në spitale, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Nikeli është përbërja kyçe në prodhimin global të baterive për automjete elektrike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR