• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trembëdhjetë persona të lënduar në aksidentin në rrugën Strumicë- Vallandovë

Trembëdhjetë persona të lënduar në aksidentin në rrugën Strumicë- Vallandovë
Strumicë, 2 korrik 2022 (MIA) - Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja direkte mes dy automjeteve me targa të Strumicës e cila ndodhi pasiditen e sotme në orën 16:20 në rrugën Strumicë-Vallandovë tek Vallandovski Rid. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova e cila ka informuar se ka më shumë persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e Strumicës. Ajo për nesër ka paralajmëruar më shumë detaje rreth aksidentit. Sipas informacioneve nga drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska një fëmijë gjashtë vjeçar dhe një grua kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta dhe gjenden për mjekim në Strumicë. Në evakuimin e të lënduarve ka marrë pjesë edhe një automjet kundër zjarreve, ndërsa ekip policor ka kryer mbikëqyrje. Për shkak të aksidentit, qarkullimi madje në këtë drejtim rrugor ka qenë në ndërprerje më shumë se një orë.

QËNDRONI TË LIDHUR