• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre vende nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut hyjnë në fazën e dytë të programit të UNFDPA dhe ADA për politika të përgjegjshme për familjen

Tre vende nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut hyjnë në fazën e dytë të programit të UNFDPA dhe ADA  për politika të përgjegjshme për familjen

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë tre vendet nga Ballkani Perëndimor që përfshihen në fazën e dytë të programit "Zgjërim i zgjedhjes" i UNFPA - Fondi i popullatës i Kombeve të Bashkura dhe Agjencia austriake për zhvillim (ADA), informoi sot UNFPA.

Programi, me një vlerë totale prej 2,2 milionë euro, ofron mbështetje për qeveritë dhe sektorin privat për tre vjet për të forcuar politikat e përgjegjshme gjinore për familjen dhe për të promovuar vende të punës. Programi është krijuar për të mbështetur qeveritë në mungesën e prindit nga vendi i punës dhe politika të tjera familjare, në një mënyrë që do të përfitojnë si gratë ashtu edhe burrat, ndërsa i mbështet edhe kompanitë private në krjimin e vendeve të punës të përshtatura në familjen që i kanë parasysh nevojat konkrete të grave.

"Me politika familjare më të gorta dhe më të përgjegjshme dhe numër më të madh të vendeve të punës të përshatura ndaj familjes, gratë dhe burrat balancojë më lehtë punën dhe përgjegjësitë për kujdes, me çka forcohet familjet, rritet barazia, u mundësohet sa më shumë grave të punësohen, stimulohen ekonomitë, ndërsa vendet sigurojnë një pozitë më të mirë në përballjen me ndryshimet demografike", thotë drejtoresha e Zyrës rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore, Florenc Bauer.

Sipas drejtorit të Agjencisë austriake për zhvillim (ADA), Fridrif Stift, qëllimi përfundimtar është fuqizimi i grave në një mënyrë që u mundëson ta kenë karrierën që duan pa pasur nevojë të bëjnë kompromis lidhur me krijimin e familjes.

"Gratë vazhdojnë ta mbajnë pjesën më të madhe të barrës që lidhet me kujdesin dhe punën e papaguar në shtëpi, gjë që e vështirëson përfshirjen e tyre dhe qëndrimin në marrëdhënie pune. Njëkohësisht, gratë përballen me sfidën për të krijuar familje dhe për të pasur numrin e dëshiruar të fëmijëve pa pasur nevojë të largohen nga vendi i punës. Si rezultat i kësaj, shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Ballkanin Perëndimor është e ulët, mes 16,5 dhe 52 për qind - dukshëm më e ulët se ajo e burrave. Ndërsa, shkalla e fertilitetit në rajon lëviz mes 1,3 dhe 1,5 fëmijë për grua, që është shumë më poshtë se dy ose më shumë fëmijë që njerëzit mesatarisht thonë se duan", theksohet në kumtesën e UNFPA-së.

Pritet rezultatet e programit të kontribuojnë në zgjerimin e mundësive të grave dhe për barazinë hjinore. duke i përmirësuar performancat ekonomike dhe duke forcuar qëndrueshmërinë e vendeve ndaj ndryshimeve demografike. Që nga faza e parë e programit, e cila përfundoi në vitin 2023, tashmë kanë rezultuar disa ndryshime konkrete ligjore lidhur me mungesën familjare nga vendi i punës dhe kujdesi për fëmijët në nivel shtetëror, mobilizimi i rreth 20 firmave lidere dhe 13.000 persona të punësuar dhe familjet e tyre që përfitojë nga më shumë vende pune të përshtatura ndaj familjes. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR