• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre tërmete janë regjistruar në pjesë të ndryshme të vendit

Tre tërmete janë regjistruar  në pjesë të ndryshme të vendit

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Tre tërmete në pjesë të ndryshme të vendit janë regjistruar pas mesnate sot nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, në orën 1:12 është regjistruar një tërmet me epiqendër 111 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Vallandovës, me magnitudë lokale prej 3.3 ballë dhe është ndjerë në Vallandovë, Bogdanc dhe zona përreth me intensitet III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Në orën 1:14 një tërmet me epiqendër 113 km në juglindje të Shkupit është regjistruar në zonën epiqendrore të Vallandovës me magnitudë lokale 2.2 ballë dhe është ndjerë në Vallandovë dhe rrethinë me intensitet III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

"Në orën 01:22 është regjistruar një tërmet me epiqendër në Shkup me magnitudë lokale prej 2.7 ballë dhe është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane", njofton Observatori Sizmologjik. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR