• e mërkurë, 01 prill 2026

Tre të vrarë, mes të cilëve edhe një djalë 13-vjeçar, në bombardimin rus të Kramatorskut

Tre të vrarë, mes të cilëve  edhe një djalë 13-vjeçar, në bombardimin rus të Kramatorskut

 Kiev, 29 mars 2026 (MIA) - Të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa shtatë janë plagosur në bombardimet ruse të qytetit ukrainas Kramatorsk, bëri të ditur shefi i administratës ushtarake të rajonit të Donjeckut, Vadim Filashkin.

Mes viktimave është edhe një djalë 13-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës nga 20 deri në 85 vjeç. Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, forcat ruse hodhën një bombë të rëndë ajrore mbi qytet, duke dëmtuar disa ndërtesa banimi shumëkatëshe.

 "Ky është një tjetër sulm brutal ndaj popullsisë civile. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe punojnë për të pastruar rrënojat", ka shkruar Filashkin në Fejsbuk.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR