• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre të vdekur në një aksident në Kërçovë

Tre të vdekur në një aksident në Kërçovë

Ohër, 29 mars 2024 (MIA) - Tre persona humbën jetën në një aksident që sot ndodhi  në dalje të Kërçovës, në drejtim të Shkupit.

Sipas njoftimit të SPB – Ohër, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 04:50 në rrugën "Magistralen pat" në Kërçovë, kur automjeti udhëtues "Pezho" me targa të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjeti "Folksvagen Golf" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Dol i Kërçovës.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. iu nënshtrua plagëve të marra gjatë rrugës për në Kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" në Shkup.

Lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin "Shën Erazmus" në Ohër dhe në Kompleksin e klinikave "Nënë Tereza", kanë marrë 19-të vjeçarja T.S. nga Kërçova, V.P. (21) nga fshati Podvis, Kërçovë, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë bashkëudhëtarë në automjetin "Pezho".

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer mbikëqyrje. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të vdekurve janë dorëzuar për autopsi. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR