• e premte, 08 nëntor 2024

Tre të vdekur gjatë shpërthimit në një fabrikë për material shpërthyes në qytetin grek Grevena

Tre të vdekur gjatë shpërthimit në një fabrikë për material shpërthyes në qytetin grek Grevena
Athinë, 21 mars 2022 (MIA) - Tre të punësuar  të cilët udhëhiqen si të  zhdukur  pas  një shpërthimi të fuqishëm  që herët  në mëngjes  ndodhi në fabrikën për prodhimin e materialit shpërthyes në afërsi të qytetit Grevena në Greqinë veriore, janë gjetur të vdekur, ndërsa vdekjen e tyre e konfirmuan nga kompania, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. "Në një situatë jashtëzakonisht të pakëndshme e konfirmuamnvdekjen e tre të punësuarve, të cilët gjenden në fabrikën tonë në Grevena gjatë fatkeqësisë", shkruan në kumtesën e kompanisë që e transmetojnë mediat greke. Fatkeqësia ndodhi menjëherë para  orës nëntë të mëngjesit, ndërsa sipas mediave lokale shpërthimi ishte aq i fuqishëm që u dëgjua edhe në qytet që është në largësi prej rreth 30  kilometra. Arsyet e shpërthimit ende janë të panjohura, ndërsa nga fabrika njoftuan se tërësisht po bashkëpunojnë  me organet kompetente në hetimin për përcaktimin e rrethanave të sakta nën të cilat ndodhi fatkeqësia. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR