• e enjte, 18 korrik 2024

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror në rrugën Dellçevë-Makedonska Kamenicë

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror në rrugën Dellçevë-Makedonska Kamenicë
 Dellçevë, 26 korrik 2022 (MIA)- Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror rrugor që sot rreth orës 12:50 ndodhi në rrugën rajonale Dellçevë-Makedonska Kemenicë, në afërsi të Motel Park Panorama dhe lokalitetit "Batkova Çeshma".  Sipas informacioneve të ndihmës mjekësore emergjente, të lënduarit janë hospitalizuar dhe një pjesë e tyre janë dërguar në spitalet më të afërta. Numri i të lënduarve, sipas të dhënave, mund të jetë edhe më i madh, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve të cilët gjendeshin në automjetet të cilat kanë marrë pjesë aksidentin zinxhiror. Në vendin e aksidentit po kryhet ekspertizë nga ana e policisë së Dellçevës, ndërsa në vendngjarje është edhe një automjet zjarrfikës nga Dellçeva. Policia informon se dy nga pjesëmarrësit e aksidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, informacione shtesë për shkakun e aksidentit dhe numrin e të lënduarve do të ketë gjatë ditës. qa    

QËNDRONI TË LIDHUR