• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre të lënduar nga një përleshje fizike në afërsi të Poliklinikës Bit Pazar

Tre të lënduar nga një përleshje fizike në afërsi të Poliklinikës Bit Pazar

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Tre persona, mes tyre edhe një i mitur, janë lënduar në një përleshje fizike që ka ndodhur vonë pasdite rreth orës 18 në afërsi të Poliklinikës Bit Pazar në Shkup, konfirmojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 Sipas informacioneve fillestare të MPB-së, një person është lënduar nga arma, por ende nuk ka të dhëna se për çfarë arme bëhet fjalë.

 "Me  04.07.2023 rreth orës 18 në SPB Shkup është raportuar se ka ardhur deri në një  përleshje fizike  në afërsi të Poliklinikës Bit Pazar në Shkup, ndërsa menjëherë pas kësaj nga SPQ   Shën  Naumi i Ohrit është raportuar se për ndihmë mjekësore janë dërguar A.B   (20) me lëndim në dorën e djathtë nga arma, si dhe A.B. (23) me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik", informua nga MPB-ja.

 Nga SPQ Shën Naumi i Ohrit për MIA-n thanë se tek ata janë sjellë dy persona të lënduar, njëri me lëndim në pjesën e pëllëmbës dhe do të mbahet për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri me lëndim në kokë nga një send i fortë.

 "Të dy janë në gjendje stabile dhe në vijim janë ekzaminimet përkatëse", theksojnë nga spitali.

MPB-ja po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR