Tre të lënduar në aksidentin në Strumicë, komunikacioni normalizohet pas ndërprerjes prej një ore
Shkup, 6 gusht 2022 (MIA) – Tre persona janë lënduar në një aksident rrugor që ndodhi rreth orës 13:30 në aksin magjistral Strumicë - Novosellë pasi një automjet pasagjerësh ka dalë nga rruga në afërsi të hyrjes në fshatin Sançevë.
Sipas informacioneve të SPB - Strumicë, të lënduarit janë transferuar për mjekim në spitalin e Strumicës, ndërsa ekspertiza në vendin e ngjarjes ka përfunduar para pak çastesh.
Për shkak të aksidentit, komunikacioni në këtë aks rrugor ishte ndërprerë për një orë dhe riorientuar nëpër një rruge dytësore lokale.
Në orën 14.55 komunikacioni është normalizuar në aksin magjistral Strumicë - Novosellë, në aksin nga Strumica drejt fshatit Dabile në afërsi të hyrjes drejt fshatit Sançevë.