• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre të katërtat e qytetarëve ndërmarrin masa për siguri kibernetike, më shumë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale

Tre të katërtat e qytetarëve ndërmarrin masa për siguri kibernetike, më shumë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Përafërsisht tre të katërtat ose 72.5 për qind e qytetarëve në vend marrin masa sigurie kur përdorin internetin në pajisjet e tyre. Tetëdhjetë për qind prej tyre shfrytëzojnë program antivirusal, më shumë ata me arsim më të lartë, si dhe ata të moshës 35 deri në 55 vjeç.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së opinionit publik të qytetarëve të Qendrës kombëtare për reagim ndaj incidenteve kompjuterike MKD-CIRT pranë Agjencisë për komunikime elektronike realizuar në periudhën prej 20 tetorit deri më 6 nëntor të vitit të kaluar duke përdorur metodën CAPI – anketë në terren me ndihmë kompjuterike në ekzemplarë prej 1400 të anketuarve.

"Përafërsisht tre të katërtat ose 72.5 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se marrin masa sigurie kur përdorin pajisjet e tyre. Shumica e të anketuarve, ose 80.0 për qind që marrin masa sigurie përdorin një program antivirus. Nëse merren parasysh të gjithë të anketuarit, 58 për qind përdorin program antivirusal", thuhet në informacionin e  AKE-së.

Shumica ose 86.5 për qind e të anketuarve përditësojnë programet, aplikacionet dhe sistemet operative në pajisjet e tyre. Të anketuarit më të rinj dhe ata me një shkallë më të lartë arsimimi përditësojnë pajisjet e tyre në një përqindje më të lartë.

Për sa i përket përditësimit, siç thuhet në anketë, në më shumë se një të tretën ose 37.1 për qind, pajisja është vazhdimisht në përditësim automatik, ndërsa rreth 45 për qind i pranojnë përditësimet pas leximit të plotë ose të pjesshëm të kushteve.

Pak më shumë se tre të katërtat ose 78.6 për qind e qytetarëve përdorin një fjalëkalim për të hyrë në pajisjet që përdorin. Ky është më shumë rast tek të rinjtë dhe ata me nivel më të lartë arsimor. Rreth 20 për qind nuk munden, domethënë nuk dinë të njohin një fjalëkalim të sigurt.

"Përafërsisht gjysma e të anketuarve, 48.4 për qind i mbajnë mend fjalëkalimet dhe nuk i shkruajnë ato, ndërsa rreth një e treta i shënojnë në një fletore ose i mbajnë në kompjuter ose celular. Për më tepër 15 për qind e të anketuarve ruajnë fjalëkalimin e hyrjes në shfletuesin e internetit", zbulon sondazhi.

Të anketuarit përdorin kryesisht internetin në pajisjen e tyre celulare rreth 99 për qind dhe në kompjuter 75,4 për qind, ndërsa të moshuarit dhe ata me një nivel më të ulët arsimor, përdorin më pak kompjuter dhe lloje të tjera pajisjesh për të hyrë në internet si tabletë dhe TV. qa/

Foto: arkivi i MIA-s, printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR