• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tre të burgosur janë arratisur nga INP "Idrizovë", policia i kapi dhe do të kthehen në burg

Tre të burgosur janë arratisur nga INP

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Nëpunësit policor nga  Ekipi Operativ për Hetime pranë SPB Shkup dhe nga Njësiti Policor për Intervenim pranë SPB Shkup sot rreth orës 16:45 kanë privuar nga liria I.J.(36), E.D.(36) dhe M.R.(37), të gjithë nga fshati Studeniçan i Shkupit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se sot rreth orës 9 janë arratisur nga Burgu i Idrizovës, ku po vuanin dënimin me burg.

"Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, të tre janë vërejtur në fshatin Lisiçe e Poshtme me makinë "folksvagen golf" me targa të Shkupit. Ata nuk janë ndalur në tabelën e ndalimit të dhënë nga nëpunësit policor dhe kanë vazhduar drejt fshatit Jurumleri, por shumë shpejt janë kapur dhe privuar nga liria. Në të njëjtën kohë, te I.J. dhe E.D. janë gjetur dhe konfiskuar dy thika", njoftoi MPB.

I.J. është i dënuar me gjithsej 11 vjet burg për krime të kryera nga neni 215, neni 418-b dhe neni 144 i Kodit Penal, dhe kishte pesë vjet e tre muaj për të vuajtur.

E.D. është i dënuar me shtatë vjet burg për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe duhej të vuante 18 muaj dënim.

M.R. është i dënuar me tetë vjet e tre muaj burg për krime të kryera nga neni 215 dhe neni 418-b i Kodit Penal dhe ai duhej të vuante tre vjet të dënimit.

Ata do të dërgohen në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues për të vuajtur dënimin. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR