• e enjte, 18 korrik 2024

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas italian kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku në Nicë, raporton media italiane “La Voçe di Asti”

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas italian kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku në Nicë, raporton media italiane “La Voçe di Asti”

 Dellçevë, 10 prill 2023 (MIA) - Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas italian kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku në Nicë, raporton media italiane “La Voçe di Asti”.

Sipas medias, aksidenti ka ndodhur kur automjeti në të cilin ndodheshin tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të moshës rreth 30 vjeç, është përplasur me një makinë në të cilën udhëtonte 23-vjeçari italian nga qyteti Asti në veriperëndim të Italisë. 

 Hetimi për shkaqet e aksidentit është në vijim, ndërsa në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer pjesëtarët e policisë rrugore.

Burime nga policia në Asti  për median deklaruan se për momentin nuk kanë detaje për aksidentin rrugor, por se “vetëm e dinë me siguri” se bëhet fjalë për një përplasje frontale. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR