• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre shtetas të Maqedonisë kontaktuan me ambasadën pasi zjarret përfshinë Greqinë, ata janë të sigurt në ishullin Rodos

Tre shtetas të Maqedonisë kontaktuan me ambasadën pasi zjarret përfshinë Greqinë, ata janë të sigurt në ishullin Rodos

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Në lidhje me zjarret që përfshinë Greqinë, ju njoftojmë se deri më sot tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar Ambasadën tonë në Athinë. Ato ndodhen në vend të sigurt, në ishullin grek të Rodosit, informuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga MPJ theksojnë se përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë.

Edhe një herë apelojmë që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara.

Për më shumë informacion janë në dispozicion numri SOS i MPJ-së 075/273-732 dhe telefonat kujdestarë të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR