• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tre raste aktive të kollës së mirë në vend, regjistrohen gjithsej shtatë

Tre raste aktive të kollës së mirë në vend, regjistrohen gjithsej shtatë

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Gjithsej shtatë raste të kollës së mirë janë evidentuar në vend. Për momentin tre raste janë aktive, ndërsa rastet tjera cilësohen si të painfektuar.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq në deklaratën për MIA-n thotë se nga rastet aktive dy janë fëmijë dhe njëri është pacient i rritur i cili është hospitalizuar në Klinikën infektive.

KSI do të mblidhet të mërkurën e ardhshme më 7 shkurt ku do të shqyrtojë situatën me gripin dhe kollën e mirë.

Autoritetet apelojnë për vaksinim si mbrojtje më e sigurt.

"Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt, më e besueshme dhe më efektive kundër kollës së mirë dhe të gjitha sëmundjeve tjera për të cilat ekzistojnë vaksina", ka thënë kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski në deklaratën për MIA-n dhënë në janar.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti është koha që të ndryshohet mendësia dhe të vaksinohen fëmijët.

Në Serbinë fqinje është rritur numri i personave të prekur nga kolla e mirë. Sipas mediave serbe në Beograd numri më i madh i pacientëve të rinj nga 22 deri më 28 janar janë fëmijë të moshës 10 deri në 19 vjeç. Disa foshnja në Serbi kanë humbën betejën me këtë sëmundje.

Kolla e mirë është një sëmundje ngjitëse dhe lehtë e transmetueshme. Simptomat e para janë të ngjashme me ato të ftohjes dhe shfaqen rreth nëntë deri në dhjetë ditë pas infektimit. Kollitja e fuqishme vjen më vonë dhe kjo sëmundje zgjat më shumë. Më shpesh preken fëmijët e vegjël dhe foshnjat, por mund të infektohen edhe të rriturit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR