• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre plane të reja dhe pako për anëtarësim të Ukrainës pritet të miratohen në Samitin e NATO-s në Vilnius

Tre plane të reja dhe pako për anëtarësim të Ukrainës pritet të miratohen në Samitin e NATO-s në Vilnius

Vilnius, 11 korrik 2023 (MIA) - Sfidat kyçe me të cilat përballet Aleanca dhe hapat e mëtutjeshëm për përforcim të kapaciteteve në mbrojtje, por edhe afrimi i Ukrainës në Aleancë do të jenë temat kyçe në të cilat do të flasin liderët e vendeve anëtare të NATO-s sot dhe nesër në Samitin në Vilnius.

Në Samit, delegacionin e Maqedonisë së Veriut e kryeson kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa në përbërjen e tij janë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, informon raportuesi i MIA-s nga Vilniusi. 

Претседателот на Владата на Република Северна Македонија, Димитар Ковачевски денеска ќе ја посети компанијата „Метро“ лоцирана во индустриската зона Ќојлија.

Gjithsej 48 delegacione të huaja me 2.400 anëtarë, përfshirë 40 presidentë të shteteve dhe qeverive dhe mbi 150 përfaqësues të lartë zyrtarë pritet të marrin pjesë në samitin dyditor. Krahas shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të NATO-s, në mesin e të cilëve edhe presidenti amerikan Xho Bajden, në Samitin në Vilnius marrin pjesë edhe liderët e Australisë, Zelandës së Re, Japonisë, Koresë së Jugut, si dhe të Bashkimit Evropian. 

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit Veriatlantik, në fillim të së cilës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Lituanisë, Gitanis Nauseda do t'i drejtohen liderëve të vendeve anëtare të NATO-s. Përveç liderëve të 31 vendeve anëtare të NATO-s, në takim do të marrë pjesë edhe Suedia, e cila pritet të bëhet anëtarja e 32-të e Aleancës dhe pranimi i së cilës u vonua për shkak të kundërshtimeve të Turqisë, e cila beson se Stokholmi është shumë i butë ndaj grupet që Ankaraja akuzon se ato përbëjnë kërcënim sigurie, duke përfshirë grupe militante kurde dhe individë të lidhur me përpjekjen për grushtshteti të vitit 2016 në Turqi.

Por pas takimit të djeshëm të Stoltenbergut me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin suedez Ulsh Kristerson duket se do të ketë hapje të procesit. "Presidenti turk Erdogan u pajtua që ta mbështesë hyrjen e Suedisë në NATO", deklaroi Stoltenberg pas takimit dhe shtoi se protokolli për anëtarësim po fillon dhe se Turqia ka konfirmuar se do ta ratifikojë hyrjen e Suedisë. 

Për nesër është paraparë takim në Këshillin Veriatlantik i shefave të shteteve dhe qeverive, me Suedinë, partnerët nga Indo-Paqësori dhe BE-ja, si dhe mbledhje e Këshillit NATO-Ukrainë gjithashtu në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, ndërsa edhe në këtë takim do të marrë pjesë Suedia. 

Janë planifikuar takime në Këshillit Veriatlantik në nivel të ministrave të Mbrojtjes dhe ministrave të Punëve të Jashtme. 

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, parashihet që kryeministri Kovaçevski të ketë takime dypalëshe me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis. Në program, siç b[n të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, janë paraparë edhe takime joformale të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, në të cilët do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Одговорните за насилниот упад на Капитол во Вашингтон мора да бидат казнети, коментираше денеска генералниот секретар на НАТО Јенс Столтенберг на заедничката прес-конференција со претседатело

Stolteberg, mandati i të cilit u vazhdua edhe për një vit, pak para Samitit deklaroi se nga ai do të dërgohet porosi e qartë se Aleanca mbetet e bashkuar dhe se liderët e vendeve anëtare do të miratojnë tri plane të reja rajonale në mbrojtje për të kundërshtuar dy kërcënimet kryesore për NATO-n: Rusinë dhe terrorizmin.

Sipas Stoltenbergut, është paraparë që në Samit të miratohet edhe Plani i veprimit për prodhimitarinë mbrojtëse, përmes të cilës do të koordinohet kërkesa, do të përforcohen kapacitetet dhe do të rritet ndërveprueshmëria.

НАТО прекинува со обуката на ирачките сили за безбедност по убиството крај Багдад на иранскиот генерал Касим Сулејмани.

Paralelisht me Samitin në Vilnius, mbahet edhe forumi publik i NATO-s, një ngjarje që synon të sigurojë një kuptim më të mirë të politikave, qëllimeve dhe vendimeve përmes dialogut me pjesëmarrës nga fusha të ndryshme. Forumi Publik i NATO-s organizohet nga Aleanca dhe Qendra për Studime të Evropës Lindore, Fondi Gjerman Marshall i SHBA-së, Konferenca e Sigurisë së Mynihut dhe Këshilli Atlantik i SHBA-së. Forumi do të ofrojë panel diskutime, debate dhe sesione interaktive, mbi tema të ndryshme që lidhen me Aleancën.

Masa të përforcuara të sigurisë janë ndërmarrë për sigurimin e Samitit në Lituani. "Rreth 12 mijë oficerë dhe ushtarë janë të angazhuar për sigurinë gjatë Samitit", deklaroi Pauilius Nemira, zëvendësdrejtori i parë i Njësitit lituanez për sigurimin e funskionarëve dhe personaliteteve të tjera me pozita të larta, informon radiotelevizioni kombëtar i Lituanisë. 

Ai tha se rreth 800 automjete do të nevojiten për delegacionet e huaja dhe shtoi se Lituania deri më tani nuk ka qenë nikoqire e një ngjarjeje me përmasa të tilla, që përfaqëson një sfidë të vërtetë për institucionet lituaneze. 

Rreth një mijë ushtarë janë dërguar edhe nga 16 vende anëtare të NATO-s, të cilët përveç pajisjeve ushtarake kanë dërguar edhe mjete për t'u përballur me sulme të mundshme kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Disa anëtarë kanë ofruar gjithashtu sisteme të avancuara kundërajrore, diçka që u mungon shteteve baltike.

"Do të ishte papërgjegjësi nëse qielli ynë nuk mbrohet derisa mbërrijnë Bajdeni dhe liderët e 40 vendeve", deklaroi javën e kaluar presidenti i Lituanisë, Nauseda. fc/

Fotografitë: Arkivi i MIA-s/NATO

QËNDRONI TË LIDHUR