• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre pjesëtarë të sigurimit të Gashit janë lënduar në aksident komunikacioni

Tre pjesëtarë të sigurimit të Gashit janë lënduar në aksident komunikacioni

Ohër, 6 dhjetor 2024 (MIA) – Tre pjesëtarë të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi janë lënduar në një aksident komunikacioni në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, por do të mbahen në spital. 

Rastin e konfirmoi spikeri Gashi, gjatë vizitës së sotme në zyrat e deputetëve për kontakt me qytetarët në Ohër duke theksuar se personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, por sonte do të mbahen në spital.

“Sigurimi im patën aksident komunikacioni. Menjëherë shkuam në spital i vizituam tre pjesëtarët e forcave të sigurisë, të cilët janë pjesë e sigurimit. Po bëhen të gjitha incizimet dhe analizat. Mjeku dhe drejtori i spitalit na informuan se nuk kanë lëndime të rënda, por do t’i mbajnë sonte që të mos ndodhi diçka ndërkohë. Sipas të gjitha informacioneve, gjithçka është në rregull me të tre”, deklaroi Gashi. 

Rasti, siç theksoi, është edhe një porosi për të gjithë të përfshirët në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër që të punohet në mënyrë intensive dhe cilësore. 

“Për fat të keq është edhe një porosi për të gjithë të cilët punojnë në rrugën Ohër – Kërçovë, që të punohet në mënyrë më intensive dhe më cilësore sepse të gjithë qytetarët vuajnë dhe asnjëri prej neve nuk është imun në gjëra të tilla. Çdo qytetari mund t’i ndodhë. Dëshiroj të shërohen sa më shpejtë dhe askujt të mos i ndodhë”, theksoi kryetari i Kuvendit Gashi. 

MPB njoftoi se sot në orën 10:45 në SPB Ohër është raportuar se në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë, komunë Debërcë, nga rruga ka dalë vetura e udhëtarëve “seat altea”, pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e drejtuar nga J.L. (37), në të cilën bashkudhëtarë ishin I.B. dhe B.M., të gjithë nëpunës të policisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR