• e diel, 06 tetor 2024

Tre persona të lënduar në një aksident komunikacioni në Shkup

Tre persona të lënduar në një aksident komunikacioni në Shkup

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni i cili ndodhi sot pasdite në orën 14:35 në udhëkryqin e bulevardit "Ilinden" dhe rrugës "Kliment Ohridski".

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se aksidenti ka ndodhur ndërmjet veturave "seat ibica", e drejtuar nga M.L., e lindur në vitin 2001 dhe "folsfagen pasat", i drejtuar nga N.Z., i lindur në vitin 1973, të dy nga Shkupi. 

Drejtuesja e veturës “seat ibica” dhe pasagjeri L.G., i lindur në vitin 2001 nga Shkupi, janë dërguar në SPQ “8 Shtatori”, ku nga ana e mjekut u është ofruar ndihmë mjekësore dhe janë konstatuar lëndime fizike, ndërsa drejtuesi i veturës “volksfagen pasat” është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku nga një mjek i është ofruar ndihmë mjekësore dhe janë konstatuar lëndime trupore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR