• e diel, 24 nëntor 2024

Tre persona të lënduar në aksidentin në bulevardin "ASNOM" në Shkup

Tre persona të lënduar në aksidentin në bulevardin

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin "ASNOM" në Shkup mes një autobusi të NQP Shkup dhe një automjeti. Lëndime të rënda ka pësuar bashkëudhëtarja në automjet, ndërsa lëndime të lehta dy shoferët, konfirmuan për MIA-n nga SPB Shkup.

Siç sqarojnë, mbrëmë në orën 23.50 ishte denoncuar se në Shkup, në udhëkryqin nga bulevardi "ASNOM" ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture "bmv" me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.J. (29) nga Shkupi dhe një autobusi të NQP-së, i drejtuar nga S.B. (33) nga Shkupi.

"Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkëudhëtarja e veturës S.M. (33) nga Koçani, ndërsa dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naumi i Ohrit". Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup", njofton SPB Shkup.

Në udhëkryqin ku ka ndodhur aksidenti edhe sot në mëngjes kishte mbetje të automjeteve të dëmtuara, ndërsa komunikacioni zhvillohej në një korsi. fc/

Fotografia:MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR