• e martë, 24 dhjetor 2024

Tre ligje nga fusha e arsimit ka kaluar filtrin e komisionit parlamentar

Tre ligje nga fusha e arsimit ka kaluar filtrin e komisionit parlamentar

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Tre ligje nga fusha e arsimit sot e kanë kaluar filtrin e komisionit. Anëtarët e Komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport dhanë mbështetje për Propozim-ligjin për përfundimin e vlefshmërisë së Ligjit për Themelimin e Agjencisë Kombëtare për Teknologji Bërthamore të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligjin për Kornizën Kombëtare të Kualifikimit dhe Propozim-ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm që përcillen në procedurë të mëtutjeshme.

Për Propozim-ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm në lexim të dytë u parashtruan gjithsej 13 amendamente prej të cilave një pjesë janë tërhequr, ndërsa një pjesë janë refuzuar. U pranua vetëm një amendament i VMRO-DPMNE-së me të cilin përcaktohet se teksti shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, njoftime apo përmbajtje që promovojnë diskriminim mbi çfarëdo baze për diskriminim të parashikuar në Ligjin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

 Për Propozim-ligjin për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve janë dorëzuar disa amendamente të komisioneve që nuk kanë marrë mbështetje, ndërsa për Propozim-ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Teknologji Bërthamore të Republikës së Maqedonisë, nuk janë paraqitur amendamente. qa/

Foto: Printskrin nga video

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR