• e diel, 06 tetor 2024

Tre ekipe të zjarrfikësve kanë shuar zjarrin në shtëpinë e braktisur në qendër të Kumanovës

Tre ekipe të zjarrfikësve kanë shuar zjarrin në shtëpinë e braktisur në qendër të Kumanovës

 Kumanovë, 23 nëntor 2023 (MIA) - Tre ekipe të zjarrfikësve kanë shuar zjarrin në një shtëpi të braktisur në rugën "Mosha Pijade" që ka shërthyer dje në Kumanovë, kanë njoftuar sot nga Qendra Rajonale Për Menaxhim me Krizat Kumanovë dhe Njësia Territoriale Zjarrfikëse.

Zjarri në Njësinë Zjarrfikëse është raportuar dje në orën 17:25.

 

"Në terren mbërriti fillimisht një ekip me një automjet, të cilët kur panë se bëhet fjalë për zjarr më të madh kanë thirrur edhe ekipe të tjera edhe me një automjet. Gjatë shuarjes është thirrur edhe një ekip me automjet. Zjarri është shuar në orën 20:35. Në mëngjes ekipi është ende aty që të kryejë kontroll", theksoi komandanti i NJTZ Kumanovë Dejan Ilievski. rq/

Foto: Biljana Spasiç Mitkovska

 

QËNDRONI TË LIDHUR