• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre automjete përfshihen në flakë në Kisella Vodë, MPB-ja po merr masa për zbardhjen e rastit

Tre automjete përfshihen në flakë në Kisella Vodë, MPB-ja po merr masa për zbardhjen e rastit

 Shkup, 15 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot është raportuar se në territorin e Kisella Vodës janë djegur tre automjete. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 "Sot (15.09.2024) në orën 04:54 në SPB Shkup është raportuar se në Shkup, në territorin e Kisella Vodës, janë djegur tre automjete, automjeti "Audi" me targa të Kumanovës, në pronësi të D.S. (32) nga rrethina e Kumanovës, automjeti "Reno" me targa të Shkupit, në pronësi të M.S.E (31)  nga Shkupi dhe automjeti "Fiat Punto" me targa të Shkupit, në pronësi të LJ.M (62), nga Shkupi" qëndron nlë kumtesën e MPB-së.

 Siç shtojnë, zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR