Tre aksidente trafiku në territorin e SPB - Shtip
- Për vetëm pak orë në territorin e SPB-Shtip kanë ndodhur tri aksidente trafiku. Në ora 11:40 në rrugën e vjetër, përkatësisht në rrugën rajonale Shtip-Veles, në afërsi të varrezave te "Tre Çeshmet", është rokullisur një automobil i markës Golf, në të cilën ndodheshin dy femra. Ata janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit dhe kanë pësuar lëndime të lehta fizike.
- Post By Lindita Sulejmani
- 13:58, 27 maj, 2024
Shtip, 27 maj 2024 (MIA) - Për vetëm pak orë në territorin e SPB-Shtip kanë ndodhur tri aksidente trafiku. Në ora 11:40 në rrugën e vjetër, përkatësisht në rrugën rajonale Shtip-Veles, në afërsi të varrezave te "Tre Çeshmet", është rokullisur një automobil i markës Golf, në të cilën ndodheshin dy femra. Ata janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit dhe kanë pësuar lëndime të lehta fizike.
Nga Spitali klinik i Shtipit për MIA-n informojnë se 41 vjeçari që ishte duke kositur barin në rrugën ekspres Shtip-Koçani, i cili mëngjesin e sotëm u godit nja një automobil seat leon është me lëndime të rënda dhe është shtruar në KARIL në Spitalin klinik - Shtip.
Ky aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 07:40 në autostradën ekspres Shtip-Koçan në afërsi të kryqëzimit te "Tre çeshtmet".
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova për MIA-n thotë se për momentin ka ndodhur një aksident i tretë trafiku në rrugën magjistrale Dellçevë-Makedonska Kamenica në afërsi të Biglatës, në të cilin sipas informacioneve fillestare ka një person të lënduar. Më shumë detaje paralajmëroi gjatë ditës. ls/
Foto: MIA