• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trazira dhe arrestime në natën e vitit të ri në Francë

Trazira dhe arrestime në natën e vitit të ri në Francë

Paris, 1 janar 2024 (MIA) - Gati 400 persona janë arrestuar në Francë në natën e vitit të ri për shkak të trazirave dhe djegies së automobilave, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanin, duke shtuar se me masat e rritura të sigurisë, janë vërejtur më pak incidente se sa më parë. 

Në mbarë vendin, tha Darmanin, ishin arrestuar 380 kryengritës, që është për rreth 10 për qind më pak në krahasim me natën e kaluar të vitit të ri. 

"Autoritetet konfirmuan se janë djegur 745 automjete, që është gjithashtu 10 për qind më pak se vitin e kaluar, ndërsa rreth 40 policë kanë pësuar lëndime të lehta, që është madje 40 për qind më pak se vitin e kaluar", shtoi ministri francez i Punëve të Brendshme.

Në Paris, vendi kryesor për festim ishte shetitorja Shanzelize, Porta Triumfale ishte zbardhur me dritën e fishekzjarreve dhe video projeksione, ndërsa Darmanin konfirmoi se në atë pjesë të Parisit ishin grumbulluar më shumë se një milion njerëz. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR