• e shtunë, 28 dhjetor 2024

"Trashëgimtarët" dhe "Ariu" janë fituesit e mëdhenj në ceremoninë për çmimet televizive Emi

Los Angjelos, 16 janar 2024 (MIA) - Serialet "Trashëgimtarët" dhe "Ariu" janë fituesit e mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emi në Los Angjelos, me nga gjashtë çmime. 

"Trashëgimtarët", të cilët epërsonin me 27 nominime, e fituan çmimin prestigjioz për serinë më të mirë në zhanrin dramë. Ky është çmimi i tretë Emi i llojit të këtillë për serinë, pas atyre në vitin 2020 dhe në vitin 2022.

Sezoni i katërt dhe i fundit i "Trashëgimtarëve" fitoi gjithsej gjashtë çmime.

"Ariu" fitoi Emi për seri të jashtëzakonshme humoristike, si dhe në pesë kategori të tjera.

Çmimin për serinë më të mirë të limituar e fitoi "Mishi i gjedhit".

Në kategorinë aktori dhe aktorja më e mirë në serinë dramë, u shpërblyen Kieran Kalkin për rolin në "Trashëgimtarët" dhe Sara  Snuk për rolin në produksionin e njejtë.

Statujat për aktor dhe aktore më të mirë në serinë humoristike i fituan Xheremi Alen uajt për "Ariun" dhe Knita Branson për "Shkollën fillore Abot".

Ali Vong u shpall aktorja më e mirë në serinë e limituar apo Filmin televiziv për rolin e saj në "Mishin e gjedhit". Në kategorinë adekuate të meshkujve, çmimi i takoi Stiven Ajon për paraqitjen e tij në produksionin e njejtë.

Ebon Mos-Bakrak e fitoi rolin më të mirë dytësor në kategorinë e meshkujve, në komedinë "Ariu", ndërsa Ajo Edberi e fitoi çmimin për rolin më të mirë dytësor në kageorinë e femrave, në komedinë e njejtë.

Çmimet për role dytësore në serinë dramë u takuan Methju Makfajden për rolin në "Trashëgimtarët" dhe Xhenifer Kulixh për rolin e saj në "White Lotus".

Të nominuar për çmimin Emi në rol dytësor në seri të limituar apo film të bërë për televizion ishin Pol Uolter hauser për paraqitjen e tij në "Blackbird" dhe Nisi Nesh-Bets për "Monster: The Jeffrey Dahmar Story".

Nikoqir i ceremonisë, të mbajtur në teatrin "Pikok" në Los Angjelos, ishte aktori Entoni Anderson.

Fituesit i zgjedhin përafërsisht 20.000 anëtarë të Akadmeisë amerikane për arte dhe shkenca televizive. Ndarja e çmimeve Emi, që ishte shtyrë për katër muaj për shkak të grevës së shkrimtarëve dhe aktovëe holivudianë, konsiderohen "Oskarët" televizivë. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR