• e premte, 27 dhjetor 2024

Transportuesit privatë të autobusëve presin të fillojnë me punë në fillim të muajit të ardhshëm

Transportuesit privatë të autobusëve presin të fillojnë me punë në fillim të muajit të ardhshëm

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Thirrja e re publike për transportuesit privatë të autobusëve sot është publikuar në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit. Ata paralajmëruan se do të marrin pjesë në thirrje me tri firma më të vogla të ndara në tri pako dhe presin që në fillim të prillit të kthehen në vendet e tyre të punës. Transportuesit thonë se është vepruar sipas marrëveshjes që kanë arritur me kryetaren Danella Arsovska]ën, gjegjësisht në thirrjen që të përfshihen të gjitha linjat dhe të kthehen në punë të gjithë 210 autobusët.

"Të gjithë autobusët do të ndahen njësoj në tri pako, ne jemi shumë të kënaqur që gjërat shkuan në atë drejtim. Nesër do të marrim dokumentacionin e tenderit për këtë thirrje publike, do të shohim se çfarë nevojitet, do ta mbledhim dokumentacionin dhe në afatin e paraparë do t'i dorëzojmë dokumentet për të marrë pjesë në thirrje", deklaroi sot përfaqësuesi i transportuesve privatë, Jovica Zafirovski. 

 Thirrja do të jetë e hapur deri më 21 të këtij muaji, më pas më 26 të këtij muaji do të hapen ofertat dhe siç tha, shpreson se në fillim të prillit do të kthehen në punë.  

Gjithashtu informoi se kushtet do të jenë të njëjta si në thirrjet paraprake dhe  do të mbetet i njëjti park vozitës, por se kanë marrëveshje  me kryetaren Arsovska që të punojnë në përmirësimin e parkut vozitës. Dha premtim se të gjithë autobusët e vjetër do të zëvendësohen me të rinj në kohën e duhur. 

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me borxhin, Zafirovski përsëriti se Qyteti i Shkupit nuk ka borxh ndaj tyre, gjegjësisht se borxhi është i Ndërmarrjes së Transportit Publik dhe se do të zgjidhet në vazhdimësi. 

 Në pyetjen nëse në marrëveshje kanë përfshirë pagesën e borxhit me interes, ai me përgjegjësi pohoi se nuk ka një gjë të tillë.

Duke pasur faktin se “Slloboda previz” dhe “Makekspres” nuk mund të përfshihen në thirrjen e re, Zafirovski informoi se kanë formuar firma të reja për të marrë pjesë në thirrjen e re publike. 

Ai sqaroi se janë të pranishme  135 firma  dhe se “Slloboda previz” dhe “Makekspres” nuk kanë pasur shoferë, por kanë qenë vetëm ndërmjetësues në proces. 

 Sipas Zafirovskit, tani procesi do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë, vetëm se do të ndahet në tri firma  më të vogla në tri pako.

 I pyetur nëse menjëherë do të aktivizohen autobusët ekologjikë duke pasur parasysh uljen e çmimit të metanit, ai u përgjigj se për momentin  janë 25 autobusë ekologjikë me gaz natyror që do të aktivizohen.

 Në pyetjen për numrin e shoferëve të cilët do të përfshihen dhe nëse janë përfshirë të gjithë ata që kanë punuar më parë, Zafirovski tha se nuk do të mbetet asnjë shofer  në rrugë   dhe se për secilën pako është përcaktuar saktësisht se sa shoferl do të nevojiten. ar/

 Foto: MIA

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR