• e premte, 27 dhjetor 2024

Transportuesit privatë në transportin publik të qytetit në Shkup deri të premten do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit

Transportuesit privatë në transportin publik të qytetit në Shkup deri të premten do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit

 Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Një pjesë  e transportuesve privatë në transportin publik të qytetit në Shkup kërkojnë financa që të vazhdojnë t'u shërbejnë qytetarëve me automjetet e tyre. Deri të premten si paralajmërim do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit dhe më pas do të vendosin se çfarë më tej.

 Siç thonë, që nga janari i këtij viti, kur kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve, nuk janë paguar për shërbimin që e ofrojnë.

 Disa prej tyre kanë pasur takim me drejtorin e NTP Shkup, i cili tani është shkarkuar dhe i cili u ka premtuar se do t'i shlyhen gradualisht detyrimet e prapambetura, si dhe se deri në shtator do ta shlyejë plotësisht borxhin. Për momentin nuk kanë asnjë njoftim se çfarë ndodh pas shkarkimit të tij.

 "Deri të premten do të qarkullojmë vetëm deri në orën 10 dhe pastaj do të vendosim se çfarë të bëjmë", deklaroi për MIA-n Oliver Petrushevski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR